Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje në Kuvend. Seanca zgjati vetëm 12 minuta

25 January 2024, 10:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje në Kuvend.

Mes zhurmës së bilbilave, janë votuar me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike sot në sallën e Kuvendit.

Edhe pse nuk pati flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale, këtë herë deputetët e opozitës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar.

Pa diskutime mes palëve, mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative të parashikuara në rend dite. Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektligjet që morën votat pro të mazhoritarëve. Po ashtu u votua emërimi i Plarent Ndrecës.

I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil duke buzëqeshur.

Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta


Video