Escobar, nesër në Tiranë. Takim me Begajn, Ramën dhe tre përfaqësuesit e PD-së zyrtare

10 April 2023, 19:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Escobar, nesër në Tiranë. Takim me Begajn, Ramën dhe tre
Gabriel Escobar dhe Edi Rama

Gabriel Escobar, i Dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Europën Juglindore do të zhvillojë një vizitë treditore në Tiranë nga data 11 deri më 13 prill.

Mësohet se Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama ditën e nesërme.

Ndërsa të mërkurën në mesditë, ai do të zhvillojë dhe një bashkëbisedim me tre përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.


Video