Zgjedhjet e 14 majit, sot hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

10 April 2023, 10:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 14 majit, sot hidhet shorti për renditjen e kandidatëve
Ilirjan Celibashi

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.

Në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 12:00, KQZ do të hedhë shortin për renditjen e emrave që garojnë në bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë dhe Shkodër.

Pas hedhjes së shortit, kandidatët përveç logos së partisë apo koalicionit, do të kërkojnë vota dhe me numrin rendor që do të renditen në fletën e votimit për zgjedhjen e datës 14 Maj 2023.


Video