Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim dhe "hesht" për 500 mijë dollarët nga Putin

16 September 2022, 15:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim dhe "hesht" për 500
Yuri Kim dhe Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj bën me dije se në fokus të bisedmive ka qenë nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe. Ai shton më tej se disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

Në postimin e tij, Alibeaj nuk përmend fare nëse ka diskutuar apo jo lidhur me financimet ruse, e cila ka qenë tema më e diskutuar e ditëve të fundit.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!



Video