Berisha akuza të forta për Bashën: Mori pjesë në skenarin e shpalljes time non-grata

16 September 2022, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha akuza të forta për Bashën: Mori pjesë në
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, akuzoi Bashën se ka ndikuar që ai të shpallej "non grata".

"Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin e shpalljes sime non-grata për qëllimet e tij.

Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por unë i thashë, e vërteta vonon por nuk harron. I kisha deklaruar atij: Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë.

Këto janë akte që nuk janë kompetencë e Bashës apo e Ramës, por të sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as këshilli i mbrojtjes kombëtare, as komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel", tha Berisha.

 


Video