EMRAT / Lirohen nga detyra dy zëvendësministra të qeverisë Rama

25 September 2025, 17:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT / Lirohen nga detyra dy zëvendësministra të qeverisë

Dy zëvendës ministra të qeverisë “Rama 3” janë liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ata janë Mira Kapisyzi, zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Andi Mahila, zëvendës ministër i Brendshëm.

Po ditën e sotme, dhe me VKM, janë emëruar në postet e zëvendësministrave Edona Bilali si zëvendës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Eugena Tomini, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe emërimi i konsideruar surprizë, i Silvi Cakës në postin e zëvendësministres së Brendshme, e cila vjen nga radhët e LSI.

VENDIMET:

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


Video