Ish-deputetja e LSI-së, SILVA CAKA emërohet zv.Ministre e Brendshme!

25 September 2025, 14:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputetja e LSI-së, SILVA CAKA emërohet zv.Ministre e Brendshme!
Ilir Meta/ Silva Caka

Silva Caka, ish deputete e LSI, është emëruar zv.ministre e Brendshme në mbledhjen e qeverisë.

Ajo është emri i radhës që Rama peshkon në radhët e partisë që drejtohet nga Ilir Meta.

Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.

Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.


Video