“Edi, mos pi mall, por bëj palestër!”, Ilir Meta replikon me ndjekësit në Facebook!

30 March 2024, 14:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Edi, mos pi mall, por bëj palestër!”, Ilir Meta replikon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur ditën e sotme se më datë 2 prill do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar.

Meta thekson se në këtë mbledhje të KDK-së, do të shpallen 5 prioritete të rëndësishme të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme.

Në një mesazh që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, Ilir Meta thekson se: “Jetojmë nën të njëjtin qiell por nuk shohim të njëjtin horizont. Ditën e martë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar shpallim 5 prioritet tona për 10 vitet që vijnë!”.

Më herë kreu i PL ka ndarë dhe një video me përkrahësit e tij përballë Ishullit të Sazanit, ku duket se ka dhënë mesazhe të koduara për maxhoracën : “përballë Karaburunit dhe Sazanit”.

“Nga “Liro” në Vlorë, përballë Karaburunit dhe Sazanit ju uroj një të shtunë të këndshme!”, theskon Meta.

Ndërkohë që edhe këtë fundja nuk kanë munguar dhe videot nga stërvitja e tij e fundjavës në palestër. Duket se nuk kanë munguar dhe thumbat ndaj tij nga komentuesit dixhital.

Por në disa komente, duket se ish-presidenti Meta u është përgjigjur atyre duke I kërkuar që të ‘mos pinë mall, port ë bëjnë palestër”.

“Edi, mos pi mall, por bëj palestër!”, Ilir Meta replikon


Video