Dy "kryetarë" në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon sot kryebashkiakun e ri

29 March 2024, 08:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy "kryetarë" në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës
Pervin Gjikuria dhe Blerina Bala

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.

Kështu, Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit


Video