Edhe Këlliçi e pranon se Veliaj “e ka qarë” ndërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri’

17 April 2023, 23:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” se shkolla e re “Sami Frashëri”, e ndërtuar nga Veliaj, është një nga më të mirat në kryeqytet.

Para se të ndërtohej gjimnazi, opozita lëshoi një sërë fake news se shkolla do te zhvendosej në Paskuqan dhe mbi truallin e saj do të bëhej pallat.

Por koha provoi se jo vetëm shkolla u ndërtua po aty ku ishte gjimnazi i vjetër, por sot konsiderohet një nga shkollat më të bukura të Tiranës.


Video