Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën si kryetar të PD, nuk merret me kabllograme

17 April 2023, 20:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën si kryetar të PD, nuk merret me
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur  se ODIHR njeh si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

I ftuar në emisionin "Top Talk", Bylykbashi tregon se në takimin e sotëm me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove u tregua qartë se kush është  partia demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

“Ishim në atë takim ku zonja Glover si shefe e misionit takoi kryetarin e partisë demokratike zotin Berisha. Unë aty isha në funksionin e nënkryetarit të partisë demokratike dhe ishte zoti Kaso si sekretar për çështjet zgjedhore ashtu siç i njeh edhe raporti i vlerësimit të nevojave  që nxorri ODIHR para zgjedhjeve duke njohur ekzakt kush është partia demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

Ne sot pamë sesi prevalojnë  në gjykim kaq të rëndësishëm të drejtat dhe jo më pas mero apo kabllograma që çfarëdo rëndësie kanë”  u shpreh Bylykbashi.


Video