Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila ka rezultuar e suksesshme.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anesteziste, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT. Raportohet se ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjendja shëndetësore e Ramës paraqitet e mirë.
Arben Gjata: Është apandesit, sikur kanë hequr njerëzit e tjerë. Mund të ecë që sot, në fushatë pas 2-3 ditë. është në gjendje të mirë, është i qetë.