Dokumentari në hapjen e fushatës, Berisha “fshin” Bashën nga historiku i PD

15 April 2023, 15:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dokumentari në hapjen e fushatës, Berisha “fshin”
Sali Berisha me Ilir Meten ne hapjen e fushates

Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita nisi sot zyrtarisht rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 14 Majit. Në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet mitingu hapës.

Përveç simpatizantëve, të pranishëm në stadium janë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët e këshillave bashkiakë. Të pranishëm janë edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Më tej, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo drejtoi ceremoninë e hapjes. Garo tha prezantoi edhe një dokumentar siç e tha ajo për të rinjtë me qëllim që të njohin historikun e periudhës së “lavdishme” të PD-së.

Në qendër të dokumentarit që prej themelimit të PD-së ishte vendosur figura e Sali Berishës. Dhe duke qenë se Berisha është shpallur non grata nga Uashingtoni, jo pak vend zunë edhe takimet dhe vizitat me amerikanët, ku shfaqej në video momenti i takimit me Hilary Clinton, vizita e presidentit George Bush dhe takimi me presidentin Barack Obama. Një skemë kjo për t’iu treguar demokratëve që ai ka pasur marrëdhënie të mira me amerikanët.

“Këto ishin ditët më të mira për shqiptarët kudo që jetonin! PD ishte një shkallë që po e ngjiste Shqipërinë lart në aspiratat e Europiane. PS nuk ka arritur kurrë fitore që ti përafrohen demokratëve”, thuhej në dokumentar.

Por ajo që u ha haptazi në historikun e PD-së ishte “fshirja” e Lulzim Bashës dhe glorifikimi i figurës së Berishës. Historia e PD-së fillonte me themelimin deri ne 2005, heshtje më pas për periudhën 2013-2023 kohe kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha, me pas përfshirja në dokumentar i Rithemelimit të Sali Berishës. Në dokumentar shfaqeshin disa sekuenca fotosh te Enkelejd Alibeajt duke e cilësuar si paterice dhe të shitur tek Rama.


Video