FUSHATA/ Rama në Rrogozhinë: Mos votoni hienat, votoni për ata që punojnë!

15 April 2023, 14:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FUSHATA/ Rama në Rrogozhinë: Mos votoni hienat, votoni për ata
Në foto: Edi Rama

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën këtë të shtunë në Kavajë  dhe vazhdoi takimet elektorale në Rrogozhinë, ku prezantoi rikandidimin e Redjan Kralit dhe Edison Memollës për garën e 14 majit, duke nënvlerësuar kundërshtarët.

Vota për kandidatët e opozitës, sipas Ramës është kthim mbrapa në kohë. Rrugëtimi i gjelbër do të vazhdojë në çdo bashki, gjatë fushatës së socialistëve.

Me shkurtimin e shpenzimeve elektorale, PS premton se do të kontribuojë në një mjedis me më shumë oksigjen e më pak ndotje me financimin për dhurime pemësh.


Video