Dosja “Babale”, nis në Apel seanca për Ervin Salianjin

7 March 2023, 10:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja “Babale”, nis në Apel seanca për Ervin Salianjin
Pamje nga seanca

Në gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale.

I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri.

Sipas Salianjit, ka papajtueshmëri ligjore, pasi Petri është bashkëshorte e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.

“Kemi dyshime për njëanshmëri nga gjyqtarja Petri. Caktimi i seancës gjyqësore është bërë me qëllim mosrishortimin e kësaj dosjeje gjyqësore, pasi e njëjta gjyqtare ka pasur dosje të regjistruara shumë më herët, por për të cilat nuk ka caktuar datë për seancë të parë.

Petri përfshin kritere subjektive në arsyetimin e përshpejtimit të gjykimit të çështjes. Përshpejtimi është bërë për të hequr mundësinë e mosrishortimit, për të mos e hequr këtë dosje nga duart e gjyqtares Petri.”

Ndërkohë, kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Petri ka bërë edhe nga avokati i Jetmir Olldashit.


Video