Rama niset nesër drejt Berlinit, takim “kokë më kokë” me Olaf Scholz, ja për çfarë do të diskutojnë

6 March 2023, 14:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama niset nesër drejt Berlinit, takim “kokë më
Edi Rama dhe Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Berlinit për një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë do të pritet nga kancelari gjermaan Olaf Scholz. dhe pas takimit do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:30.

Mësohet se fokusi i diskutimeve do të jetë tek për Procesi i Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të ketij viti në Tiranë. Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me kancelarin Scholz do të caktohet dhe data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.

Po ashtu në Berlin do të mbahet dhe një panair për turizimin, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, si destinacione për turistët gjermanë dhe jo vetëm.


Video