Mashtrimi i Bashës me dorëheqjen, plasin memet në rrjet (FOTO)

6 March 2023, 16:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mashtrimi i Bashës me dorëheqjen, plasin memet në rrjet (FOTO)
Memet

Lulzim Basha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike e ka dhënë vetëm mediatikisht, sepse ligjërisht ai figuron ende në krye të kësaj force politike.

Kjo është zbuluar ditën e sotme, kur grupi i Alibeajt ka depozituar një kërkesë në KQZ për të regjistruar PD-në zgjedhjet e 14 majit dhe pjesë të dosjes ka futur një letër të Lulzim Bashës që në cilësinë e kryetarit të PD-së autorizon nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike.

Pas këtij lajmi, shumë meme po bëjnë xhiron e rrjetit në lidhje me këtë situatë ku vula e PD-së po shkon një herë në dorën e Berishës, një herë tek Alibeaj e një herë tek Basha.



Video