Kandidatët e Alibeajt, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët” me Berishën

6 March 2023, 23:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidatët e Alibeajt, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës
Selia e PD

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha. Gjithashtu forumet e PD vendosën afatin e këtij komunikimi deri ditën e premte.

Më parë, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se ndihet drejtues dhe ushtrues i detyrës së kryetarit që prej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës, dhe jo vetëm sot por që nga momenti që zoti Basha bëri të ditur dorëheqjen,” deklaroi ai.


Video