Dorëheqja e Bashës, Nard Ndoka: Largohet një plehër dhe futet një vlerë!

22 March 2022, 10:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqja e Bashës, Nard Ndoka: Largohet një plehër dhe
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës

Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se si kryetari ai ishte i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.


Më tej në një replikë me një prej komentuesve, Ndoka nuk e ka “kursyer” ish-kreun e PD-së, deri në ofendime personale. Ai e ka “këshilluar” atë që të japë dorëheqjen edhe si deputet, për ti hapur rrugën “vlerave”.

“Lul, si kryetar të kishin shkarkuar, dorëheqjen jepe si deputet. Hapi rrugen edhe Bumçit!”, shkruan Ndoka.

Dorëheqja e Bashës, Nard Ndoka: Largohet një plehër dhe

“Bumçi është kryetar i degës se Tiranës, ku Luli është në liste! Dorëhiqet Luli dhe Bumçi futet në Kuvend! Largohet një pleher dhe futet një vlerë!”, shton Ndoka.

 


Video