Ish-deputeti Halit Valteri ka dhënë të tjera detaje në lidhje me kallëzimin e depozituar sot në SPAK, për presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe ish-deputetin Vangjel Tavo, pasi i akuzon se kanë harxhuar rreth 700.000$ për lobim dhe sipas tij, këto janë para të fituara nga korrupsioni kur ata kanë qenë në pushtet.
Valteri tregoi gjatë një interviste televizive se si është kontaktuar nga gazetari i gazetës austriake "Kronen Zeitung", e cila publikoi një artikull në lidhje me këtë çështje. Sipas Valterit, ka qenë gazetari ai i cili ia ka dërguar dokumentet me email dhe pasi i ka parë ka vendosur të bëjë kallëzimin penal.
“Dy javët e fundit jam kontaktuar nga një koleg austriak, emrin e tij s’po e bëj të ditur për arsye konfidencialiteti, i cili më ka dërguar me email disa dokumente për presidentin Meta. Isha skeptik se mendova mos është ndonjë “gjueti shtrigash”, por ai zotëria kishte parë aktivitetin tim politik, duke parë që gjatë gjithë kohës denoncimet e mia. Kur lexova materialet dhe kur pashë artikujt që ishin shkruar për të, thashë pse jo mos i bëj një shërbim vendit tim. Personat të cilët hiqen sikur hallet e shqiptarëve janë primare, të cilët bëjnë sikur ju dridhet shpirti për shqiptarët me shifra marremëndëse të tilla mund të kishin ndërtuar shumë shtëpi për shqiptarët dhe mund të kishin zgjidhur shumë halle për shqiptarët, por kanë vendosur të vjedhin gjatë kohës kur kanë patur pushtetin, janë akuzuar për afera marramëndesë që nga CEZ DIAZ, video e të ndjerit Dritan Prifti dhe asnjëherë nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë.” tha Valteri.
Më tej ish-deputeti tregon detajet se si kanë nisur kontaktet dhe si janë paguar paratë për lotimin.
“Kompania Dorelita Limited është krijuar nga Iraklis T. Fidetzis, është një greko qiprio dhe kjo firma ka bërë dy herë dhe kjo frima ka bërë dy herë pagesa për të lobuar për Ilir Metën. Një herë është zyrtarisht ngaIlir Meta dhe një herë është nga një kompani , e cila është kompania e lobimit. Tek e para ka një kontratë 15 mijë dollarë për 6 muaj që i thonë 90 mijë euro, edhe kjo e padeklaruar, kurse tjetra, e cila përkon me zgjedhjen e Trump në ShBA, është 50 mijë euro në muaj për 12 muaj, me vlerë 600 mijë euro që janë paguar nga një firmë ofshore, e lidhur drejtpërdrejt me LSI-në. Janë dhe faturat se në SHBA lotimi është i ligjshëm. Si duket Vangjeli dhe ata që janë marrë me këtë punë nuk kanë patur mundësi t’i fshehin mirë këto gjëra dhe ajo del hapur që është pjesë e LSI-së.” tregon ai.
Valteri shprehet se kjo dosje do të jetë një provë për funksionimin e SPAK.
“Kjo është një provë e madhe për SPAK, pasi mendoj se SPAK-u të mos japë më vendime për gjoba apo shkeljesh të rregullave të qarkullimit, por të japi vendime për korrupsion dhe për atë pse është krijuar. Deri sot Kraja ka thënë se ne nuk marrim indicie nga politika, sot ka disa dokumenta që unë besoj se janë të vlefshme për të nisur një hetim, pastaj a ka vullnet ky organ për të hetuar qoftë edhe Ilir Metën, qoftë Halit Valterin , qoftë Edi Ramën apo këdo që ka shkelur ligjin. Nëse këto dokumenta s’janë të vërteta atëhere dal unë dhe kërkoj falje publike, por mendoj se këto dokumenta janë të nxjerra nga fashikuj dhe janë të nxjerra nga organet ku ata japin transparencën e tyre.” shprehet ish-deputeti.
Më tej, Halit Valteri paralajmëroi se në javët në vazhdim do të bëjë një tjetër kallëzim në SPAK ndaj një ish-ministri dhe deputeti aktual, por pa ja përmendur emrin se kush është ai.
“Unë nuk e kam për herë të parë denoncimin në SPAK dhe ky nuk do të jetë i fundit. Javët në vijim kam përsëri për një zyrtar tjetër, janë tre dosje që po punohen dhe kemi marrë materiale nga një sërë materialesh që i kam administruar dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend dhe të mos ngelet ta zëri pluhuri i harresës. Ai që do kallëzoj javët e ardhshme është deputet dhe ish-ministër. “ tha Halit Valteri.