“Koka në Stamboll e trupi në Janinë”, Berisha "fal" Ilir Metën për dekretin: Nuk kam asnjë qejfmbetje

7 June 2022, 12:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Koka në Stamboll e trupi në Janinë”, Berisha
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka asnjë qejfmbetje me Presidentin e Republikës Ilir Meta, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të Kreut të Ri të Shtetit.

I pyetur për deklaratat e Metës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin Berisha tha:

“Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda. Si frymë pastaj ka diskutim. Të vetmen qejfmbetje që kam, do doja ta kishte shtyrë në raundin e pestë dhe shanset për raundin e pestë nuk ishin të vogla. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër”.

 


Video