Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në orën 19:00 më 7 Korrik para Kryeministrisë, por ka dhe nga ata qytetarë që i kërkojnë ta radikalizojë atë
Gjatë tryezës së organizuar me shoqërinë civile këtë të martë, njëri prej avokatëve të pranishëm tha se nëse protesta nuk do të radikalizohej, atëherë ai personalisht nuk do merrte pjesë dhe shtoi se më mirë preferonte të vdiste nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.
“Kam marrë pjesë në protesta të tjera dhe kam përfunduar me aspiratior nga gazi lotsjellës i përdorur. Unë preferojë që më mirë të vdes nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.
Ne i dimë të gjitha, mund të rrijmë 5 orë këtu dhe të dëgjojmë bëmat e kësaj qeverie. Ne duam të dimë se çfarë keni menduar ju për protestën? Nëse policia shqiptare me gjithë ato veglat e tjera do ushtrojë forcë ndaj nesh, çfarë do bëjmë ne? A kemi menduar ta radikalizojmë këtë gjë? Do t’ja vëmë flakën apo jo? Nëse keni menduar të shkojmë atje të hamë gaz, mua nuk më keni për këtë gjë” -u shpreh avokati.