"Ku ikën lopët?", Rama i kthen përgjigje Braçes: Ne konsumojnë qumështin tonë

28 June 2022, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ku ikën lopët?", Rama i kthen përgjigje Braçes:
Erjon Braçe dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Rama ngre pyetjen më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.

“Shqipëria meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën. Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopë që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.

 

 


Video