Debatet për Butrintin në Kuvend, Rama - deputetëve të PD: Ju bëtë disko në kalanë e Lezhës

28 April 2022, 11:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debatet për Butrintin në Kuvend, Rama - deputetëve të PD: Ju
Edi Rama në Kuvend

Diskutimet në Kuvend për koncesionin e Butrintit kanë sjell përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi akuza ndaj qeverisjes së PD-së që siç thotë ai, bënë disko në kalanë e Lezhës. Kryeministri duke iu drejtuar deputetëve përsëriti edhe njëherë se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.

“Sot që flasim është çështja në Gjykatën e Lartë për diskot në kalanë  e Lezhës. Ju jeni fundi. S’keni lidhje çfarë e çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni, dini vetëm të silleni.

Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët qëkeni lënë rrugëve.

I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.

 


Video