Presidenti i ukrainës Volodimyr Zelenskyy do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një mesazhi. Kujtojmë se Zelensky i cili ka dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane, do të flasë ditën e martë në orën 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse.
Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.
Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë