Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të mbërrijë sot në Tiranë. Zyrtari i lartë evropian Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për mediat.
Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Komisioneri do të vizitojë Tiranën në vazhdën e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.