Në debatin në Kuvend, Kryeministri Rama pati një përplasje me deputetin demokrat Edmond Spaho. Teksa Rama fliste Spaho ndërhyri.
“Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën.
Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë”, i tha Rama
Ndërsa Spaho mori fjalën dhe hodhi akuza për çështjen e Butrintit.
“E dini ju kush është Fondacioni shqiptaro-amerikan thotë. Po e dimë shumë mirë. Është krijuar në vitin 1993. Kam qenë një prej përfaqësuesve shqiptarë në atë fondacion (Rama ndërhyn: Epo je i rrjedhur atëherë).
Që atëherë donin ta merrnin Butrintin dhe nuk lanë asnjë gur pa lëvizur. Dhe BERZH na e tha që atëherë që jo sepse nuk është skemë për ju por për të bërë lekë”, tha Spaho.