Braçe i revoltuar: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme (VIDEO)

10 August 2022, 15:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Braçe i revoltuar: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për
Erion Braçe

Shqipëria po përballet këtë verë me situatë të rënduar nga zjarret nga jugu në veri, ku nuk kanë munguar as djegiet e banesave. Lidhur me këtë situatë ka ardhur së fundmi një reagim nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ai ka publikuar një video ku shfaqen kodrat duke u djegur dhe njofton se në shtator do të do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Braçe thotë se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël, por mund të bëhet edhe shkas që të ndalohet djegia e vendit.

“SHIHENI; KESHTU DIGJET TOKA! Njollat e zeza ne kodra, nuk jane toka te pluguara, por te djegura!
Duket si TOKA E ZJARREVE! TOKA NUK DUHET TE DIGJET ME; DUHET NDALUAR!
Ne shtator do paraqes ne KUVEND, LIGJ PER NDALIMIN E DJEGIES SE TOKES PERMES ZJARRVENIES SE QELLIMSHME!
Nje perpjekje qofte edhe kaq, per te ndalur djegien e ketij vendi." shkruan Braçe.


Video