"Berisha vjen dhe bën zhurmë", Alibeaj: Për Presidentin do marrim mendimin e të gjithë deputetëve

21 April 2022, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Berisha vjen dhe bën zhurmë", Alibeaj: Për Presidentin
Enkelejd Alibeaj

Për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë 'zhurmë'.

Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeaj tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve demokratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.

"Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final.

Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij", tha ai.


Video