Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të presë në një takim kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu në kuadër të negociatave për emrin e presidentit të ri të vendit.
Në këtë takim që do të mbahet rreth orës 16:00 nuk do të jetë Mesila Doda, pasi nuk ndodhet në Shqipëri.
Ndërkaq nuk do të jetë i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Sot ishte parashikuar një mbledhje grupi e PD, por u shty për shkak të një humbje në familjen e deputetit Luçiano Boçi.