Zgjidhja e Presidentit, Berisha: Proces sipas rregullave të mafias, Rama do të kapë institucionin e fundit

20 April 2022, 21:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjidhja e Presidentit, Berisha: Proces sipas rregullave të mafias, Rama do
Sali Berisha

Ndërsa mazhoranca ka nisur procesin për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, nga opozita ky proces shikohet si një farsë.

Në një reagim në Facebook, ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron këtë proces një farsë,” sipas rregullave të mafies për të kapur nga Rama institucionin e fundit të shtetit”.

Sipas tij, Rama kërkon të negociojë me opozitën e Bashës, sepse opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farse vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do të realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.

Reagimi i Berishës:

Farsa e zgjedhjes se presidentit!

Një farsë vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave të mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit të narkoshtetit.

Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratorëve, aferë e cila ka jehonë të fuqishme në Bruksel dhe Uashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte një  copy-paste e tubimeve të Cosa Nostra-s, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të skapi Berishën siç urdhëroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes së institucionit të fundit, atij të Presidentit të Republikës për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.

Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur të aplikojë:

1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapën!

2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me email, të mos guxojë t’i shqiptojë në publik emrat.

3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farse vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do të realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë proces farse, me të cilin Edi Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë.


Video