Balla pas konsultimeve për Presidentin e ri: Kemi marrë propozime me vlerë

20 April 2022, 17:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Balla pas konsultimeve për Presidentin e ri: Kemi marrë propozime me

Partia Socialiste thotë se ka grumbulluar emra me vlerë si kandidatë për president.

“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për mediat.

Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për mbajtjen e konferencës së kryetarëv.

Balla zhvilloi këtë të mërkurë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa vijoi me tej takime me Fatmir Mediu dhe Agron Dukën në kuadër të procesit të ri për zgjedhjen e Presidentit.


Video