Berisha shpërblen me postin e këshilltarit ish-deputetin e Dibrës që mori pjesë në "kafen sekrete" me Salianjin

1 December 2025, 18:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha shpërblen me postin e këshilltarit ish-deputetin e Dibrës

Partia Demokratike ka emëruar ish-deputetin Xhemal Gjunshkin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Vendimi është firmosur ditën e sotme, ndërsa sipas Partisë Demokratike, “vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.”

Ish-deputeti Gjunkshi ishte i pranishëm në takimin e thirrur nga demokrati Ervin Salianji pak ditë më parë me një grup figurash të rëndësishme të PD-së, për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.


Video