Çështja "Balluku"/ Berisha tha se i bëri PRESION Kushtetueses dhe GËNJEU për Venecian, REAGON Rama!

1 December 2025, 14:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çështja "Balluku"/ Berisha tha se i bëri PRESION
Belinda Balluku/ Sali Berisha/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon pas deklaratave të Berishës se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.

Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër.

Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur Berishës që e akuzoi se gënjen për Venecian, Rama thotë se këneta nuk gjen dot një rast pezullimi të ministrit me vendim gjykatë në Europë.


Video