Berisha paralajmëron “protesta të fuqishme” deri në largimin e Ramës

5 July 2023, 15:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha paralajmëron “protesta të fuqishme” deri në
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar “protesta të fuqishme” të organizuara nga opozita dhe që sipas tij do të çojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference me gazetarët, ku denoncoi edhe atë që e quan masakër zgjedhore, Berisha u pyet edhe për mënyrën se si largohet Edi Rama nga pushteti.

“Edi Rama ikën me protesta të fuqishme të shqiptarëve të cilat opozita do ti organizojë”, deklaroi Sali Berisha.

Protestat e fundit të koalicionit opozitar të Berishës me Ilir Metën janë mbajtur në shkurt të këtij viti. Më pas partitë politike në vend braktisën aksionet në terren, për t’u marrë me fushatën e zgjedhjeve vendore.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha paralajmëron protesta, që pas rezultatit të zgjedhjeve, madje më herët ai ka rihedhur idenë e mosbindjes civile.


Video