Berisha sulmon Veliajn për Ahmetajn: Si doje t’i arrestoje bashkëshorten o i mjerë!

15 August 2023, 11:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha sulmon Veliajn për Ahmetajn: Si doje t’i arrestoje
Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha

Shënim- Sali Berisha duket aq i trullosur për faktin që tashmë u zbulua se kulla për Teatrit të Operas dhe Baletit do të bëhet nga biznesmenët e djalit të tij, saqë nuk e ka as problem të marrë nën mbrojtje një simbol (të faktuar nga SPAK) të korrupsionit si ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në një postim sot në Facebook, duke publikuar një foto të Ahmetajt dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Berisha sulmon këtë fundit duke shkruar përkrah fotos: "Lal “degësi,” Beni po të pret! Doje t’i arrestoje ish-bashkëshorten dhe partneren o i mjerë!".

Avokatia që Sali Berisha po i bën prej disa kohësh Arben Ahmetajt po lë një shije shumë të hidhur te demokratët e thjeshtë që po pyesin njëri-tjetrin sesi ka mundësi që partia e tyre ka marrë nën mbrojtje simbolin e korrupsionit, Arben Ahmetajn. Aq më tepër që ky i fundit është shpallur tashmë në kërkim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Por mbrojtja që po i bën Berisha të arratisurit Ahmetaj është një plan djallëzor dhe jo për diversion apo intrigë për të përçarë socialistët sicc mendojnë disa. Por ai dhe familjarët e tij janë pengje të aferave dhe favoreve që kanë përfituar bashkë me Arben Ahmetajn. E nëse ky i fundit arrestohet apo vendos të pendohet, mund të marrë pas vetes familjarët e Berishën, ndoshta edhe kullën gjigante që po ngrihet pas Operas.


Video