Manjani në protestën për lirimin e Belerit: I love greeks! Arrestimi i Belerit, i paligjshëm

14 August 2023, 17:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjani në protestën për lirimin e Belerit: I love greeks!
Ish-ministri Ylli Manjani


Ka nisur pak çaste më parë protesta kundër arrestimit të Fredi Belerit në qytetin e Himarës.

Në protestë marrin pjesë një numër i madh njerëzish të ardhur nga Greqia, përfshi edhe zyrtarë të lartë grekë.

Protestuesit kanë shpalosur banderola në gjuhën greke, para dhjetra kamerave të mediave greke që kanë mbërritur në Himarë.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe ish-deputeti dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili pas një prononcimi në anglisht për mediat greke, ka dhënë dhe një deklaratë në shqip, duke e quajtur arrestimin e Belerit si të paligjshëm.

"Unë jam avokat, ministër, por avokatia është profesioni tim dhe kam konstatuar se arrestimi është i paligjshëm, nuk duhet të ndodhte, ndalimi është i gabuar. Azgan Haklaj u zgjodh deputet nga burgu. Keni inat me Fredi Belerin, dakord por jepini hakun!

Kjo nuk është çështje e Fredi Belerit, është çështje e demokracisë", deklaroi Manjani.

"I have nothing against them. I love greeks, but this is for democracy", ka thënë Manjani në gjuhën angleze për mediat greke.


Video