Berisha: Edi Rama porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion

14 February 2023, 13:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Edi Rama porositës i vrasjes së opozitës largohet

Në mbledhjen me Kryesinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama njeriu që sipas tij, është porositësi i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion.

"McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.

Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.

Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion. Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës', shkruan Berisha.

 


Video