Berisha do të shkojë si i paftuar në mbledhjen e grupit të thirrur nga Alibeaj

30 March 2022, 16:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha do të shkojë si i paftuar në mbledhjen e grupit të

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur të enjten, para seancë plenare të Kuvendit një mbledhje të grupit parlamentar.

Ftesa nuk i është dorëzuar Sali Berishës, Flamur Nokës, Edmond Spahos dhe mbështetësve të tjerë të ish-Kryeministrit.

Megjithatë, edhe pse s'e njeh Alibeajn si kryetar të PD dhe as Alibeaj Berishën si anëtar i grupit parlamentar, Berisha deklaroi se do të jetë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Alibeaj.

Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje grupit të jenë të pezulluarit dhe përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe ne zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju u ka autorizuar ju.

A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Berisha: Jo nuk ka grup të ndarë. Ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj dhe një herë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Berisha: Më kanë njoftuar koleget e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj, normale.


Video