Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Alibeaj ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në selinë e PD, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.
“Përshëndetje!
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.