Batuta e Ramës në Komision: Kur dëgjova 430 mln euro thashë, ku i kanë çuar paratë këta të grupit të strukturuar që s’mi paskan dhënë

23 February 2022, 14:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Batuta e Ramës në Komision: Kur dëgjova 430 mln euro thashë,
Edi Rama në Komisionin Hetimor

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nuk kanë munguar ironitë e batutat nga kryeministri Rama ndaj deputetëve të opozitës kur përmendi shifrat për ndërtimin e inceneratorëvre.

“Jemi shumë dakord deri te 55 me Elbasanin dhe Fierin, financim nga buxheti i shtetit, por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët dhe zero për bashkinë.

Kjo është formula.

55 mln euro i kam parë me kujdes, se kur kam dëgjuar 430 thashë këta të grupit të strukturuar ku kanë çuar paratë që s’mi kanë dhënë…”, tha Rama.


Video