Bastet e Andi Bushatit dhe Arben Ristanit për Bashën, njëri nuk do të dalë më në TV, tjetri do lërë politikën

4 March 2022, 17:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bastet e Andi Bushatit dhe Arben Ristanit për Bashën, njëri nuk

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, edhe pse janë lënë në hijë nga zhvillimet e luftës në Ukrainë, për disa personazhe në Tiranë janë të rëndësishme.

Si për shembull për analistin Andi Bushati që ka thënë se kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati vuri bast në studio, ku tha se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.

“Nëse një nga kandidatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”, u shpreh Bushati.

Edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, ka vënë një bast për zgjedhjet e pjesshme lokale që dot mbahen të dielën.

I ftuar në ABC Neës, Ristani u shpreh se nëse kandidatët e ‘Rithemelimit’ dalin të tretët, ai do të lërë politikën me argumentin se “nuk ka nuhatje politike”.

“Në rast Komisioni i Rithemelimit del i treti në zgjedhjet e 6 Marsit unë lë politikën dhe gjithçka, se kjo tregon që nuk kam nuhatje politike. Por kam bindjen se ne do fitojmë disa bashki”, u shpreh Ristani.


Video