
Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore nga Shkodra, ku i ftoi shkodranët që të votojnë kandidaturën e Partisë Socialiste.
“Të gjitha bashkitë e tjera po ecin përpara, ku më shumë e ku më pak. Por të gjitha po ecin. Vetëm Shkodra jo! Shkodra ka ngecur pas për shkak edhe të kokëfortësisë së kryetares së Bashkisë”, tha Rama.
Rama tha se është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën që këmbëngul, që o me varenë, ose me bravën dhe o nuk ka, sikur i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha.
“Bashkia nuk është bunker për t’i rezistuar komunizmit, kur komunizmi ka vdekur dhe ka 32 vite që ka vdekur dhe nëse ka diçka komuniste akoma gjallë, është hija e atij që do me u kthy me zor. nuk ka gjë tjetër nga komunizmi në Shqipëri”, shtoi Kryeministri.