Sondazhi, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër me 6 mars

4 March 2022, 11:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër me 6 mars
Bardh Spahia, Majlinda Antigoni dhe Xhemal Bushati

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkinë Shkodër pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Barometri i Euronews Albania tregon se Bardh Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%.

Sondazhi, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër me 6 mars

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota. Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

Sondazhi, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër me 6 mars

Në prirjen e votës, Spahia del me 33% mbështetje, Angoni me 26,5%, Bushati 12,5%. 12% e votuesve janë të pavendosur, kurse 14,6% thonë se nuk do të votojnë.

Sondazhi, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër me 6 mars

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër dhe bashkinë Durrës, në datat 21 shkurt- 1 Mars me 1200 intervista ballë për ballë./Euronews

 



Video