
Kryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës dhe ai i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet në tregjet europiane për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve perëndimore që janë vënë ndaj Moskës.
“Nafta sot është kthyer në pikun e vet të viti 2014 dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve”, tha Rama gjatë një ndërhyrjeje në emisionin Opinion.
Kreu i Qeverisë nuk përjashtoi që bashkë me naftën të rritet edhe çmimi i energjisë elektrike për qytetarët.
“Kjo qeveri po bën diçka dhe ne po përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi të mos rrisim çmimin e energjisë për qytetarët, ndryshe nga sa është rritur nga vendet e tjera të rajonit”, u shpreh ai.