Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë!

4 September 2023, 10:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i
Lulzim Basha

Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit. Bardhi tha "mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë".

"Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ja kam për hir të bashkëpunimit", tha Bardhi.

Kreu i Partisë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përfshinë në replika në distancë, sa i takon vendimet të marrë nga Kuvendi Kombëtar i PD që shkarkoi Bardhin nga posti i kreut të grupit.

 


Video