Plas e qeshura në Kuvend, Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD!

4 September 2023, 10:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plas e qeshura në Kuvend, Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Grupit

Teksa sot nisi sesioni i ri parlamentar, salla e Kuvendit është përfshirë nga të qeshura.

Shkak është bërë leximi i një kërkese të sjellë nga PD sot në orën 09:00 në sallën e Kuvendit, kur kryepalamentarja Lindita Nikolla prezantoi si kryetar grupi të demokratëve, Lulzim Basha.

Ky njoftim ka shkaktuar të qeshura, si nga të majtët dhe të djathtët.

Kujtojmë se në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë një nga nënkryetarëve të PD-së.


Video