Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të zhvillojë një takim me me homologun e Kosovës, Xhelal Sveçla.
Bëhet me dije se takimi mes dy ministrave do të zhvillohet në orën 13.00 në pikën Kufitare të Morinës.
“Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë. Pas takimit Balla dhe homologu Svelça do të kenë edhe një komunikim me mediat”, njofton Ministria e Brendshme.
Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Balla ka marrë detyrën si ministër i Brenshëm.