Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Teksa mbeten edhe dy orë nga mbyllja e procesit në votimit, në Rrogozhinë pjesëmarrja deri në orën 16:00 ishte 32.05%.
Në zgjedhjet për kryetar Bashkie të Rrogozhinës garon Edison Memolla nga Partia Socialiste, përballë Shkëlqim Hoxhës nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".
Në Rrogozhinë u vendos ripërsëritja e zgjedhjeve pas idntifikimit të problemeve me votat e kutisë së burgut. Qindra të burgosur nga e gjithë Shqipëria, që vuajnë dënimin në IEVP Rrogozhinë kishin votuar masivisht kandidatin e partisë në pushtet.
Edhe dita e sotme nuk ka kaluar pa incidente, megjithëse mëtë vogla. Në disa qendra votimi është raportuar prania e personave të paautorizuar.