Asnjë reagim për Berishën dhe Malltezin, Gazment Bardhi paralajmëron konferencë nesër

22 October 2023, 21:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asnjë reagim për Berishën dhe Malltezin, Gazment Bardhi
Gazment Bardhi, në sfond: Sali Berisha

Edhe pse nuk ka reaguar ende lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e sigurisë për Sali Berishën, duket se Gazment Bardhi do të flasë ditën e nesërme.

Të paktën kështu ka bërë me dije një njoftim nga Partia Demokratike e Rithemelimit, ku Bardhi do të jetë në kryesinë e Kuvendit në orën 11:30 me një deklaratë për media.

“Nesër, datë 23.10.2023, ora 11:30 deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga salla e Konferencave tek Kryesia e Kuvendit", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Bardhi ndërmorri nismën "Të bashkojmë demokratët", duke ideuar mbledhje të përbashkëta mes tij, disa deputetëve të larguar nga Lulzim Basha dhe Berishës me mbështetësit e tij.

Nuk duhet nëse kjo dinamikë e re do e detyrojë Bardhin të ndryshojë sërish strategji, apo nëse do i dalë edhe ai në krah Berishës duke sulmuar SPAK-un si të kapur nga Edi Rama.


Video